close
Top LajmeVendi

Rasti “Denis Tot”: VMRO DPMNE kërkon dorëheqjen e Spasovskit(Video)

Screenshot_8

SPASOVSKI I PRERË: S`KA PASUR TETNTATIVA PËR FSHEHJEN E VRASJES

Sipas deklaratave të para nga personat e përfshirë në vrasjen tragjike të hendbollistit Denis Tot, ngjarja ka ndodhur si pasojë e mosmarrëveshjeve mes djalit dhe vajzës.
E ajo mosmarrëveshje shkaktoi edhe sulmin fizik, që e la të vdekur 27 vjeçarin.
Ministri i punëve të Brendshme hodhi poshtë të gjitha pretendimet se është tentuar që të fshehët i gjithë rasti.

OLIVER SPASOVSKI, MINISTËR I BRENDSHËMNë asnjë moment nuk ka ndalesë të hetimi deri në momentin e zbardhjes së plotë të rastit dhe me ngritjen e padive penale dhe kjo ka ndodh në afat prej 24 orëve. Dy persona janë të arrestuar, njërin po e kërkojmë. Do të shpallet fletarrest edhe ndërkombëtar.
E nga VMRO DPMNE, kërkuan dorëheqjen e Ministrit të brendshëm,

MILLAN LEVKOV, DEPUTET I VMRO DPMNE-SË
Të enjten, MPB-ja doli me qëndrim zyrtar në fejsbuk faqen e tyre, ku e klasifikojnë ngjarjen si një fatkeqësi të thjeshtë.
MPB e informon opinionin se mbrëmë, në ora 04:11 nga Qendra klinike është paraqitur një rast,  ku personi me iniciale D.T, që është sjell pa vetëdije dhe pa shenja të dhunës dhe menjëherë iu është dhënë ndihma mjekësore.
Nga video që doli në media, qartë shihet se hendbollistit Tot është rrahur nga tre persona, kurse në këtë ngjarje ka edhe dhjetëra dëshmitarë.

Spasovski u arsyetua se informata e parë që ka ardhur nga Klinika ka qenë se Tot nuk ka shenja të dhunës dhe ajo është shpërndarë për opinionin, që më pas hetimi të tregojë të kundërtën.
Ndërkohë, Ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ka konfirmuar se klubi i natës në të cilin ndodhi ngjarja, nuk posedon licencë për punë.

 

/KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia