close
Top LajmeVendi

RASTI “MONSTRA”: PARALAJMËROHEN PROTESTA

avokati

AVOKATËT MBROJTËS: VENDIMI – JO I DREJTË


Për avokatët mbrojtës të të akuzuarve ky nuk ishte vendim i drejtë, thanë se do të ankohen edhe për dënimet edhe për paraburgimet e tashmë të dënuarve. Ata nënvizuan se në vendin tonë akoma nuk ka sundim të së drejtës në gjyqësor.

NASER RAUFI, AVOKAT

“U konstatua se kjo gjykatë është ende e paaftë dhe që nuk sundon drejtësia te ne në Maqedoni, si atëherë  kur ishte vendimi i parë që nuk kishte sundim të drejtësisë, mund të themi se tani kemi më pak drejtësi”.

ASMIR ALISPAHIQ, AVOKAT

“T’ju rikujtoj se prokurorët publik në fjalët përfundimtare i kërkuan këto dënime. Kjo tregon se që nga fillimi i shqiptimit të dënimit e deri caktimi i paraburgimit, e kanë të dakorduar caktimin e paraburgimit”.

Ndërsa familjari Bedri Ajdari tha se edhe njëherë u dëshmua se ky nuk është shtet serioz dhe nuk ka institucione serioze. Ai tha se kjo mund të cilësohet si një lloj lufte që u shpallet shqiptarëve, ndërsa për ditën e premte paralajmëroi protesta.

BEDRI AJDARI

“Paralajmëroj protesta dhe I ftoj kreun e shtetit të cilët kanë qenë nëpër protesta në revoliucionin laraman të cilëve ne u kemi ndihmuar për ta ndërru systemin, por jo për ta ndru garniturën për të ardh një tjetër por për ti reform institucionet gjë që nuk u bë….  Kjo është një lloj lifte e cila nuk shpallet në mënyrë zyrtare por në mënyrë indirekte ”

Ai u bëri thirrje përfaqësuesve të partive që janë pjesë e qeverisë që nëse duan të jenë me popullin siç tha, të distancohen nga ky vendim, dhe të dalin nga qeveria. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia