close
Vendi

RASTI “RYSHFETI”: GJYKATA-EKZISTOJNË TRI NDËRPRERJE TË XHIRIMIT

4556706

Inçizimi i plotë dallon nga ai që është publikuar në youtube


Sot në Gjykatën Penale në seancën e rastit “Ryshfet” është parë videoja që ka të bëjë me rastin dhe e cila është publikuar në “Youtube”. Gjykata ka konstatuar se ekzistojnë tre ndërprerje të video-incizimit dhe pastaj e ka pyetur Zaevin se a është ajo zyra e tij.

Kryeministri Zoran Zaev pas seancës së sotme në Gjykatën Penale, në të cilën u pa xhirimi i shkurtuar që u publikua në JuTjub, tha se Gjykata konstatoi se tre herë xhirimi ndërpritet. Pamja e videos në gjykatë vjen pasi të hënën Zaev në seancën gjyqësore tha se incizimi i plotë për dallim nga ai që është publikuar në youtube dallon shumë.

Absolutisht une e di se prej momentit te pare një numër i madh i qytetarëve është një kurth. Një numër imadh i qytetarëve e dijnë se kjo është vetëm për ta penguar projektin ‘E vërteta për Maqedoninë’ dhe bombat që ishin asaj kohe ndërsa sot pas ndëgjimit online të dëshmive në jutube, të dëshmive nga i gjithë ky process dhe komenteve që vijnë prej mediave dhe portaleve e qartë është se punohet për objektiv të planifikuar mostruoz që dikush të shpëtoj për të qëndruar më gjatë në pushtet.

Me këtë gjykata e përfundoi procedurën për rastin “Ryshfet” dhe caktoi seancë për fjalët përfundimtare me 15 maj. Prokurorja Valentina Bislimovska nga gjykata kërkoi periudhë më të gjatë kohore që të përgatitet për fjalë përfundimtare. Por gjykata mbeti në datën e dhënë dhe i detyroi prokurorinë dhe mbrojtjen të përgatiten për fjalët përfundimtare, pas të cilave do të pasojë aktvendimi. Kryeministri Zoran Zaev është i akuzuar se si kryetar i Strumicës ka kërkuar ryshfet prej 160.000 eurosh nga biznesmeni Ivan Nikollov Saçevaliev. /Art Channel/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia