close
Top LajmeVendi

RASTI “TARGET – FORTESA”: ARRESTOHET ISH-SHEFI I DSK-së MIJALKOV

Screenshot_5

Paraburgim 30 ditor për Mijalkovin


Ish – Drejtorit të DSK-së Sasho Mijalkov sot i është caktuar paraburgimi 30 ditor dhe është dërguar në burgun hetues në Shutkë. Paraburgimi është bërë për shkak të rrezikut nga arratisja.

Nga Gjykata Themelore Shkupi 1 kanë thënë se Mijalkovi është paraburgosur me kërkesë të PSP-së, kurse gjykatësi i procedurës paraprake i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve.

Nga PSP-ja kanë konfirmuar se paraburgimi ka të bëjë rreth rastit “Target-Fortesa” respektivisht për përgjimin e jashtëligjshëm. Përpos këtij rasti Mijalkov është I akuzuar edhe në disa raste të PSP-së, si ‘Arka”, “Tortura” dhe “TITANIK 2”./ Klan Maqedoni/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia