close
Të ndryshme

RASTI “TITANIK”: SHTYHET SEANCA-TË AKUZUARIT QASJE NË DËSHMITË

nikola-gruevski-89898329-e1518909764824-480×195

Gruevski: Është bërë trend të më akuzojnë


Gjykatësi Osman Shabani i ka pranuar kërkesat e të akuzuarve të rastit “Titanik” që të shtyhet seanca gjyqësore, sepse nuk kanë arritur të kryejnë ekspertizë në dëshminë e materialit 25.000 faqesh. Ai u tha se deri më 12 prill, kur është caktuar seanca e radhës t’i shohin dëshmitë.

Para gjykatës u prononcua ish-ministri Mile Janakieski i cili theksoi se nuk mund të arrijë që deri më 12 prill t’i sheh dëshmitë sepse ka edhe seanca tjera të caktuara dhe se i kanë mbetur vetëm dy ditë që të bëjë shqyrtim të dëshmive. Sipas tij, bëhet fjalë për 100.000 faqe dëshmi dhe kërkoi që të paktën edhe një ditë, ose për fundjavë t’i mundësohet ekspertizë. Avokati i Nikolla Gruevskit, Dimitar Dangov kërkoi më shumë ditë, sepse Gruevskit i kanë mbetur vetëm dy ditë për shqyrtim, por gjykatësja i tha se do të shihen më 12 prill. Ndërkaq, ish-kryeministri Gruevski në një deklaratë për mediat theksoi se tashmë është bërë trend që ai të akuzohet.

“Ndjehet presioni ndaj gjykatësve. Kam tri orë të lexoj dhjetëra mijëra faqe. Për këtë gjykatësi nuk pati përgjigje. Gjykatësi është nën presion. Sot lajmi i parë është ‘Titaniku”, kurse lajmi i dytë është emri. Çdo ditë jemi nëpër seanca, pa na dhënë të drejtën e mbrojtjes. Është bërë trend që unë të akuzohem. Çdo ditë sajojnë nga 2-3 gjëra që të mos flitet për tjetër gjë.”

Në seancën e sotme ishin të pranishëm të gjithë 21 të akuzuarit. Lënda “Titanik” është rasti i parë që e zbuloi PSP. Nikolla Gruevski, Gordana Jankullovska, Mile Janakieski, Martin Protugjeri, Kiril Bozhinovski dhe 16 të tjerë janë të dyshuar nga PSP për bashkëpunim kriminal, shkelje të së drejtës së votës, shkelje të lirisë së përcaktimit të votuesve, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, asgjësimin e materialit zgjedhor dhe keqpërdorimin e mjeteve për financimin e fushatës zgjedhore në vitin 2012. /Art Channel/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia