close
Top LajmeVendi

Rasti “Toplik”: Dënohet ish-Ministri Mile Janakievski

mile-janakieski-2-696×370

DËNOHEN EDHE 5 PERSONA TË TJERË TË CILËT KANË QENË PJESË E KOMISIONIT


 Gjykata Penale e Shkupit, ish ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski në rastin “Toplik” i shqiptoi Tre vjet e gjashtë muaj burg, rast i cili ka të bëjë me shitjen e tokës ndërtimore për ndërtimin e lagjes rezidente “Sonçev Grad” në Sopishte. Përveç Jankieskit, janë dënuar edhe 5 persona të tjerë të cilët kanë qenë pjesë e Komisionit për Tenderime Publike në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve. Njëri prej 5 personave të akuzuar, Tome Gjurçillovski, i cili ka qenë kryetar i Komisionit, gjithashtu, ka marrë dënim prej 3 vjet e gjysmë. 4 të tjerët (Dimitar Dimovski, Marica Taseva, Dimitar Gaqev dhe Vesa Tomçevska) janë dënuar me dënim me kusht prej 2 vjetëve.

Prokuroria do të ankimojë një nga vendimet.

“Në përgjithësi jam i kënaqur me dënimin e të akuzuarve, përveç që mendoj se ndoshta mund të ankohem për një nga të akuzuarit për të cilin nuk jam i kënaqur me dënimin, ai është personi Dimitar Dimovski, sepse qartë nga provat mendoj kishte përgjegjësi të konsiderueshme në veprën penale. Kjo rrjedh nga disa nga dëshmitë e dëshmitarëve të cilët thonë se ata dhe i akuzuari i parë kanë përjetuar presion në punën e tyre”

 Avokati i Dimitar Dimovskit,  Pançe Toshkovski tha se pala mbrojtëse do të paraqes  ankesa para Apelit.

“Sot gjyqësori i Maqedonisë e pa se si një rast i caktuar me udhëzime të caktuara, të shprehem më thjeshtë, përfundimisht mund të arrihet me vendim për gjykim”, tha Pançe Toshkovski- avokat i Dimitar Dimovskit.

Të gjithë të akuzuarit ndiqen për keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar, a dëmi ndaj buxhetit është 64.206.839 denarë. Aktgjykimi është i shkallës së parë, ndërkaq palët kanë të drejtë të ankohen në Gjykatën e Apelit./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia