Rasti ”Zhan Mitrev – MSH grumbullon 560 dosje të pacientëve të trajtuar me Covid

DOSJET DO TË SHQYRTOHEN NGA MJEKË SPECIALIST

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Në këto pako prej katronit janë grumbulluar rreth 560 dosje të pacientëve të kuruar nga Kovid 19 në klinikën Zhan Mitrev, të vendosur në tavolinën e Ministrisë së Shëndetëisë. Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali në brifingun me gazetarët theksoi se çdo dosje do të shqyrtohet veçmas nga mjek të angazhuar nga Ministria e Shëndetësisë, gjegjësisht një kardiokirurg, infektolog, nefrolog dhe një përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë. Klinika fillimisht ka dorëzuar vetëm 160 dosje, por gjatë vizitës nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë kanë konstatuar se në dokumentacionin që posedojnë janë mjekuar trefish më shumë pacientë, raporton Klan M.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në Ministrinë e Shëndetësisë kemi grumbulluar dojset e pacientëve të mjekuar me hemofiltrim në Klinikën Zhan Mitrev. Do të formojmë disa komisione me nga katër anëtarë të cilët do të shqyrtohen në mënyrë të detajuar të gjitha 560 dosje. Mjekë nga katër klinika do t’i hartojnë të gjitha 560 raporte. Komisonet do të përbëhen nga mjekë specialistë të klinikave shtetërore për kardiokirurgji, infektolog dhe nefrologj dhe një përfaqësues nga Ministria e Shëndetësië” – deklaroi Bekim Sali.

Ministri Sali nuk kishte përgjigjë se kur do të ketë epilog për atë se a është bërë eksperiment në Klinikën Zhan Mitrev, por se ky insitucion punon fuqishëm për të vërtetuar saktë se a janë bërë lëshime gjatë përdorimit të hemofiltrimit gjatë mjekimit. Së fundmi IRL ka inforamacione se në Klinikën Zhan Mitrev nuk ka pasur asnjë infektolog e as pulmolog të angazhuar për t’i trajtuar pacientët e infektuar me Kovid 19 ndërsa ka përdorur metodën e hemofiltrimit. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share