close
Top LajmeVendi

RASTI “ZHVATJA”: “LA VERITA” PUBLIKON XHIRIME TË REJA

boki-kamcev-800×445

Gazeta italiane “La Verita” sot ka publikuar edhe një tekst me xhirime të reja të bisedave mes të dyshuarve në rastin “Zhvatja” në Maqedoninë e Veriut. Nga kjo gazetë kanë thënë se I kanë bërë publike të gjitha bisedat që i posedojnë. Në këtë të fundit sipas tyre, dëgjohet edhe zëri i Prokurores së dorëhequr Speciale Katica Janeva. Bëhet fjalë për tetë biseda mes dëshmitarit-viktimë dhe të dyshuarve në rastin “Zhvatja”.

Gazeta italiane “La Verita” në kanalin e saj në YouTube ka publikuar një video-incizim të ri dhe një version më të zgjeruar të xhirimit për rastin “Zhvatja”. Kësaj radhe në këtë video dëgjohet edhe zëri i Prokurores Speciale Katica Janeva…..”Mos u mërzit për asgjë, gjithçka do të jetë në rregull” – i thotë një zë femre biznesmenit Orce Kamçev, për të cilën gazetari italian Laris Gajser thotë se i takon Prokurores Janeva. Gazeta italiane thotë se xhirimi është bërë në shtëpinë e biznesmenit Orce Kamçev dhe se në të tregohet pagesa e parave dhe premtimet nga të dyshuarit se biznesmeni do të jetë i lirë ngase, siç thonë, PSP-ja nuk do të parashtrojë ankesë.

Ndërkohë përmes një deklarate për mediat është prononcuar Katica Janeva, e cila thotë se si Prokurore Speciale ka patur obligim të kontaktojë me të gjithë të dyshuarit dhe personat tjerë lidhur me procedurat penale, në përpjekje për të marrë sa më shumë informacione për lëndët që zhvillohen nga Prokuroria Speciale – thuhet në deklaratën e Janevës e cila kohë më parë dha dorëheqje nga funksioni. Por, Prokurorja tjetër Lile Stefanova në një prononcim për mediat ka drejtuar akuza duke thënë se Janeva ka kërkuar që të mbyllen lëndët dhe të dyshuarit të mos shkojnë në burg.

“La Verita” ka njoftuar se nuk bëhet fjalë vetëm për tekstin e fundit të publikuar në këtë media, ku janë kyçur katër video incizime me biseda, por, sic thonë, për komplet xhirimet e bisedave për rastin “Zhvatja”. Megjithatë, gjasat janë shumë të mëdha se këto publikime në median italiane nuk janë të gjithat sa u përket materialeve të biznesmenit. Mediat në Maqedoninë e Veriut njoftojnë se biznesmeni Orce Kamçev disponon me dëshmi disa orëshe të materialeve të xhiruara. /Klan Macedoni/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia