close
Vendi

REAGIME: PARTITË POLITIKE KRITIKOJNË MARRËVESHJEN

lrrdk

Partite politke shqiptare në vend LR – PDSH, RDK dhe Lëvizja Besa kanë shprehur qendrimet e tyre lidhur me Marrëveshjen e arritur mes partive politike nënshkruese të marrëveshjes së Përzhinës. Duke kërkuar respektim të kushtetutës, pasi kjo marrëveshje politike fshin rreth 200 mijë shqiptrar nga diaspora.

Sipas LR-PDSH pikat për të cilat u arritë marrëveshje në mes partive politike në vend nuk janë të majftueshme për shqiptarët, pasi në këtë marrëveshsje nuk u diskutuan çështjet që janë prioritet për shqipëtarët duke u nisur nga ndarja e buxhetit që komunat shqiptare i le me 0%, gjuha shqipe dhe shumë çështje të tjera, nga kjo parti  vlerësojnë se me këto zgjidhje është shkelur Kushtetuta e cila çdo shtetasi të saj i garanton të drejtën e votes.

Ndërkaq nga RDK e ka përshëndetur marrëveshjen e arritur dhe se shpresojnë se nuk do të ketë ndonjë lojë tjetër.

“Vendi dhe rajoni në përgjithësi kanë nevojë për zgjidhje të përhershme dhe jo marrëveshje për hirë të marrëveshjeve, dhe për këtë arsye komuniteti ndërkombëtarë duhet të tregojë zero tolerancë për të gjith këta aktorë që luajn me fatin e një populli, por pse jo edhe me fatin e njerëzimit në përgjithësi. Koha e lojërave patjetër të përfundojë. Kemi shumëçka për të humbur nëse tolerohen edhe më shumë. ” thuhet në kumtesën me shkrim të RDK-së.

Nga Lëvizja BESA thonë se marrëveshjen e arritur, është një mundësi për zgjidhjen e krizës, por gjithashtu shpreh dyshimin për zbatimin e saj.

“Fshirja e mërgimtarëve shqiptarë nga lista dhe fakti që nuk u shtrua asnjë detyrim për interesat shqiptare në Maqedoni, janë mashtrimi dhe tradhtia e radhës që dy partite shqiptare të kapura nga VMRO-ja ua ofrojnë shqiptarëve të Maqedonisë. Si kurorëzim i kësaj është ofendimi i radhës, që shqiptari të bëhet ministër i Punëve të Brendshme kur nuk ka asnjë kompetencë”, thuhet në reagimin e Lëvizjes BESA,

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia