close
Rajoni

REAGIME PAS AKTAKUZËS PËR RASTIN IVANOVIQ

Server: Beogradi duhet të bashkëpunojë me Prishtinën


Prokuroria e Posaçme e Kosovës ngriti të hënën akuzë ndaj gjashtë personave në lidhje me vrasjen e politikanit lokal serb, Oliver Ivanoviq në janar të vitit 2018. Reagimi i Beogradit zyrtar, përmes të ngarkuarit për Kosovën, Marko Gjuriq, ka qenë se fjala është për një proces të kurdisur politik. Ndërkohë, eksperti amerikan për Ballkanin, Daniel Server, i ka thënë seksionit serb të Zërit të Amerikës se pavarësisht këtyre komenteve, duhet pritur çfarë do të thotë presidenti Aleksandar Vuçiq.

Në një njoftim të Prokurorisë së Posaçme të Kosovës jepen vetëm inicialet e tyre e të gjashtë të akuzuarëve, tre prej të cilëve thuhet se janë në arrati. Ata ngarkohen për veprat penale ‘pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal të organizuar’, ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’, ‘ndihmë në kryerjen e veprës penale; Vrasje e rëndë’, ‘mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve’, ‘zbulimi i fshehtësisë zyrtare’, ‘keqpërdorim i detyrës zyrtare në bashkëkryerje’ dhe ‘manipulim me prova, në bashkëkryerje.

Të pandehurit, thotë Prokuroria e Posaçme e Kosovës, aktivisht kanë marrë pjesë në veprimtaritë kriminale të grupit duke ditur se pjesëmarrja e tillë do të kontribuojë në realizimin e veprimtarive kriminale të grupit dhe realizimin e përfitimit të drejtpërdrejtë apo të tërthortë të dobisë financiare apo dobisë tjetër pasurore, me qëllim të shtrirjes së kontrollit të bizneseve në territorin dhe kontrollin e politikës në pjesën veriore të Mitrovicës.

Ky grup kriminal ka kryer veprat penale “Vrasje e rëndë”, “Ndihmë në kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë”, “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare” dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm në territorin e Republikës së Kosovës”. Grupi ngarkohet për vrasjen e Oliver Ivanoviqit si dhe për djegien e mëhershme të veturës së tij. Reagimi i Beogradit zyrtar, përmes të ngarkuarit për Kosovën, Marko Gjuriq, ka qenë se fjala është për një proces të kurdisur politik. Ndërkohë, eksperti amerikan për Ballkanin, Daniel Server, i ka thënë seksionit serb të Zërit të Amerikës se pavarësisht këtyre komenteve, duhet pritur çfarë do të thotë presidenti Aleksandar Vuçiq.

Sipas tij, Vuçiq, ndonëse pret të ankohet, nuk duhet të pengojë procesin, por të bashkëpunojë për gjetjen e tre personave të cilët ndodhen në arrati: ‘Punët mund të shkojnë në të dy drejtimet. Varet nga vullneti politik i Beogradit dhe në njëfarë mase edhe Prishtinës… Nëse kundër gjashtë të arrestuarëve ka prova të fuqishme, ata duhet gjykuar në Kosovë – Beogradi është pajtuar për këtë me marrëveshjen politike të viti 2013. Kjo nuk është temë për të cilën mund të bisedohet – ky është premtim të cilin Beogradi duhet ta përmbush,’- ka thënë eksperti amerikan se pret bashkëpunimin e të dyja palëve për zbardhjen e vrasjes së Oliver Ivanoviqit duke nënvizuar se e ka vështirë ta imagjinojë se arrestimet e deritashme të të dyshuarëve do të kalojnë pa rezistencë të konsiderueshme në veri të Kosovës.

I pyetur se çfarë pasojash mund të ketë ngritja e aktakuzës për negociatat mes Beogradit dhe Prishtinës, Server shprehet se ato mund të jenë pozitive: ‘Se dy palët do të bashkëpunojnë në përpjekjet të dënojnë vrasësit e Oliver Ivanoviqit. Ka ardhur koha që drejtësia të shkojë në vend’- thotë eksperti amerikan.

Udhëheqësi i nismës qytetare serbe, “Liria, Demokracia, Drejtësia”, Oliver Ivanoviq, është vrarë me armë zjarri më 16 janar të vitit 2018 në veriun e Mitrovicës. / Klan Macedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia