close
Top LajmeVendi

Reagime për kullën përkujtimore në Sllupçan (VIDEO)

rewffewrfgea

5 MAJI: AHMETI – TROKITJE NË NDËRGJEGJEN E MBARË KOMBIT

Nuk ka forcë fjala të përshkruajë madhështinë e bijve dhe bijave që në çdo kushtrim lirie me jetët e tyre i falën përjetësi atdheut. Asaj sakrifice heroike që i jep kuptim të tashmes i përulemi përjetësisht me respektin më të madh, me peshën e amanetit të tyre burim frymëzimi e force në mendje e zemër. Ka qenë ky urimi I kreut të BDI-së Ai Ahmetit, me rastin e 5 Majit – Ditës së Dëshmorëve, urim ky I postuar në rrjetin social Facebook, kurse I ilustruar me pamje të Kullës Përkujtimore në Slupçan të Kumanovës që u përurua më 2 Maj.

“5 Maji është një trokitje e fortë në ndërgjegjen e mbarë kombit që të ruhet i pashuar flakadani i atdhedashurisë njësoj si ata që e deshtën lirinë e atdheut më shumë se jetën e tyre” – ka shkruar lideri I integristëve Ali Ahmeti.

Pikërisht përurimi I Kullës Përkujtimore në Sllupçan të Kumanovës, ngjalli reagime të shumta në opinion. Kryetari I shoqatës maqedonase “Dinjiteti” Stojançe Angellov në një deklaratë për TV 24, ka theksuar se pas luftës së vitit 2001, mbi 55% e shqiptarëve votuan për BDI-në, parti kjo që doli nga ish-UCK-ja, dhe se duhet respektuar vendimi I shqiptarëve. Kullën Përkujtimore në Sllupcan ai nuk e sheh si problem aq sa Shqiponjën Dykrenare në Cair të Shkupit.

STOJANÇE ANGELOV – “DINJITETI”

“Në vitin 2015/2016, në Komunën e Cairit u ndërtua shqiponja dykrenare. Edhe atëherë pati retorikë të ashpër, por nuk u largua apo u dëmtua. Na vret sytë, kurse ajo përmendorja në Likovë është larg syve të neve maqedonasve. Tek ne ligji nuk respektohet në disa nivele për disa dekada me radhë. Kjo është dobësia jonë”

Nga ana tjetër, si kundërpërgjigje të Kullës Përkujtimore në Sllupcan, Kryetari I Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, njoftoi se në Kumanovë do të ndërtohet përmendore për pjesëtarët e policisë maqedonase që kanë humbur jetën në luftën e vitit 2001 dhe në ngjarjet në Lagjen e Trimave të Kumanovës në vitin 2015.

Sic u tha nisma vjen nga Sindikata e Policisë së Maqedonisë dhe Shoqatës së eprorëve të pensionuar ushtarak dhe veteranëve të policisë. /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia