close
SportVendi

REAGON MPJ-ja: UEFA PRESIDENTIN SEJDINI E SHËNON SI “MAQEDONASO-VERIOR”

045B822B-85B7-4B78-9784-4CF2EE4B39BE

MPJ-ja ka njoftuar se në UEFA ka dërguar një reagim për shkak se në ueb-faqen zyrtare të Shtëpisë evropiane të futbollit ku prezantohen Federatat, tek emri FFM, Kryetari Muhamed Sejdini dhe Sekretari I Përgjithshëm, Filip Popovski janë shënuar se me kombësi janë “Maqedonasoverior”.

“MPJ vazhdimisht mban llogari për përdorimin e saktë të emrit të vendit, shtetësinë dhe përkatësinë etnike të qytetarëve të Maqedonisë. Sic kemi reaguar në mënyrë adekuate në të gjitha mediat ndërkombëtare, etnitete etj, që gabimisht kanë përdorur cilin do nga këto termine, në këtë mënyrë kemi reaguar edhe në UEFA, duke kërkuar përdorim korrekt të këtyre termineve, konform Kushtetutës dhe Letërnjoftimit të vendit në OKB” – thonë nga MPJ-ja.  /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia