Reagon Rusia: Liderët e Kosovës me qëllim po provokojnë serbët

E në situatën e krijuar në Veri të Kosovës ka reaguar edhe Ministria e Jashtme e Rusisë e cila ka akuzuar liderët e Kosovës se qëllimisht po provokojnë serbët në Kosovë për ta përshkallëzuar situatën.“Udhëheqësit e shqiptarëve të Kosovës e dinë se serbët nuk do të qëndrojnë indiferentë kur bëhet fjalë për sulmin e drejtpërdrejt ndaj lirive të tyre dhe qëllimisht po e përshkallëzojnë situatën për të nxitur një skenar ushtarak. Sigurisht se Beogradi është shënjestër e sulmeve të ashpra, e që Perëndimi dëshiron t’i neutralizojë më tepër me duart e shqiptarëve”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë. Moska ka thënë po ashtu se roli i Bashkimit Evropian si ndërmjetësues po shihet se ka dështuar.“Ky zhvillim i situatës tregon edhe një herë dështimin e misionit ndërmjetësues të BE-së”, thuhet nga MPJ e Rusisë./KlanMacdedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share