close
Sport

Real Madrid i falet penalltive

la-ligaa.jpg

‘Los Blancos’ afrohen me titullin, Atletico Madrid merr vendin e tretë


Real Madrid ka hedhur pas dështimin në “El Clasiccon” ndaj Barcelonës, teksa ka siguruar një tjetër tre pikësh me mjaft vlera në rrugën drejt titullit. Madrilenët arritën që të shfrytëzonin në maksimum penalltitë e akorduara në favor të tyre për të triumfuan me shifrat 2-1 në një transfertë të vështirë si ajo e Celta Vigos.

Fitore komode regjistroi skuadra tjetër e kryeqytetit. Atletico e Madridit shpartalloi 4-1 Alavesh, falë edhe dyshes Zhoa Feliks-Luis Suarez, autor të dopietave personale. Suksesi i gjashtë radhazi në kampionat për skuadrën e Simeones, që merr vendin e tretë me 57 pikë, ndërsa zhyt në fund Alavesh që mbajnë pozicionin e fundit të renditjes.

Klan News

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia