close
Sport

REFERET NGA MAQEDONIA E VERIUT NDAJNË DREJTËSI NË BELGJIKË

Vjollca refere

Katërshja e refereve më të mira në futbollin e femrave në Maqedoninë e Veriut Projkovska, Elena Soklevska-Ilievski, Vjollca Izeiri dhe Irena Velevackovska me datën 11 nëntor do të udhëtojnë në Belgjikë, ku më 12 nëntor në stadiumin “Den Dreef” të qytetit Louvain do të ndajnë drejtësi në ndeshjen kualifikuese të fazes së grupeve për Euro 2021 mes pëfaqësueses së Belgjikës dhe asaj të Lituanisë.

Kjo është edhe një dëshmi për cilësinë dhe autoritetin e tonë në ndarjen e drejtësisë në futbollin e femrave në arenën ndërkombëtare. Jam e bindur se edhe kësaj radhe do të dëshmojmë këtë. Falënderojmë të gjithë ata që na dhanë këtë besim. Kjo është një mirënjohje e madhe për të gjithë” tha Vjollca Izeiri refere ndërkombëtare nga qyteti i Gostivarit.

Referja me përvoj të madhe në ndarjen e drejtësisë në futbollin ndërkombëtar të femrave Vjollca Izeiri, vetëm para tre javësh ka ndarë drejtësi në një turnir në Turqi. /Shaban Sinani/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia