close
Top LajmeVendi

REFORMA QEVERITARE: PËRPJEKJE PËR TË KTHYER BESIMIN NË SISTEM

Screenshot_2

Thirrje opozitës që të kyçet me vërejtje


Deputeti Kërsto Mukoski nga VMRO-DPMNE-ja i ka kërkuar falje Kryeministrit Zoran Zaev për dhunën në Kuvend më 27 Prill të vitit të kaluar, kurse Kryeministri e ka falur. Por, falja personale nuk do të thotë anashkalimin e procedurës juridike që zhvillohet nëpër gjykata-thotë Kryeministri dukes sqaruar nevojën e trupit koordinues për pajtim në Parlament. Në këtë proces është kyçur edhe blloku opozitar, por edhe institucione të drejtësisë dhe trupa këshilldhënës të huaj, që do të ndihmojnë-siç thotë Kryeministri, për stabilizimin e shoqërisë në planin afatshkurtër dhe afatgjatë. Kjo nuk do të thotë amnisti – insiston Kryeministri.

“Takimin e parë që e kisha atë mbrëmje me deputetin Kërsto Mukoski, atë mbrëmje kur votohej në parlament, ishte kërkimi I faljes, nga unë, Talat Xhaferi. Kjo për mua është falja më e madhe. Unë ua fala menjëherë. Sistemi I drejtësisë duhet të funksionojë. Të gjithë e dijmë se kemi vende anëtare që na djekin syhapur” – tha Zoran Zaev – Kryeministër.

Në brifingun e pasditës me gazetarët, Kryeministri së bashku me katër ministra të kabinetit të tij, Bujar Osmanin, Oliver Spasovskin, Renata Deskoska dhe Damjan Manchevski, prezantuan detyrat e qeverisë, të përfunduara apo të planifikuara, nga plani reformues 18, që përmban zgjidhje ligjore dhe të tjera për përparime në shumë sektore në sistemin shtetëror – atë të drejtësisë, të intelegjencës dhe sigurisë, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe administratës publike. Javën e ardhshme sipas Zv/Kryeministrit Bujar Osmani, ekipi i dytë nga Maqedonia do të shkojë në Bruksel në bisedime për Kapitullin 24, si pjesë e procesit të skriningut. Para ftesës së paralajmëruar për fillimin e negociatave inkuadruese.

Në pyetjen se çka planifikon qeveria rreth statusit të PSP-së, Ministrja e Drejtësisë ka theksuar se në opsion janë dy zgjidhje, varësisht se cila do të ketë më shumë gjasa të përkrahet nga shumica prej dy-të tretave.

“Përcaktimi ynë si qeveri dhe atë që e kemi su detyrë për definimin e statusit të PSP-së, praktk8isht kjo prokurori të ngritet në organ të përhershëm që do të meret me ndjekjen e veprave penale që lidhen me korrupsionin e lartë dhe korrupsione nga funksionarë të lartë shtetëror”- deklaron Renata Deskoska – Ministre e Drejtësisë.

Ministrja Deskoska ka shtuar se po bëhen konsultime rreth ndryshimeve në kodin zgjedhor dhe se qeveria për këtë cështje pret përgjigje nga opozita. Në këtë brifing gjithashtu u tha se VMRO-DPMNE-ja ende nuk është kyçur në këtë projekt me vërejtjet e saja. /Biljana Georgievska/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia