close
Vendi

REFORMAT NË ARSIM: MASH-i NË TAKIME ME SASHK-un DHE BNJVL-në

BFD9C41E-69C9-4D1E-A185-8DD4E570FF18

“NXËNËSIT E KLASËS SË PARË DHE TË KATËRT TË PARËT ME SISTEMIN E RI ARSIMOR”


Ministrja e Arsimit, Mila Carovska, ka deklaruar se për shkak të mungesës së kohës, nxënësit e klasës së gjashtë nuk do të kycen në valën e parë të reformave në arsim. Reformat do të zbatohen gradualisht, kurse procesi duhet të përfundojë për 5 vite kur të gjitha klasat e arsimit fillor do të përfshihen me metdologjinë e re.

Nxënësit e klasës së parë dhe të katërt, në vend të klasës së gjashtë, do të jenë të parët që do të mësojnë sipas sistemit të ri arsimor, përgatitja dhe implementimi i së cilës bëhet në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Kanë mbetur edhe 5 ditë deri kur qytetarët dhe ekspertët mund t`I dorëzojnë propozimet dhe vërrejtjet kurse më pas mbetet debati me opinionin e ekspertëve, profesorët, mësimdhënësit dhe Drejtorët e institucioneve arsimore. Reformat më pas shkojnë në debat parlamentar.

MILA CAROVSKA – MINISTRE E ARSIMIT

“Ndoshta mendohej që të shkohej me klasën e parë dhe të gjashtë, por tani nga grupi dhe palët e prekura diskutuan se është humbur një periudhë e caktuar, është humbur muaji I parë dhe do të hyjmë në Shkurt, të shkojmë vetëm me klasën e parë dhe të katërtën që të tregojmë se sistemi mund t`I bëjë ballë qasjes së re të reformave dhe në vitin 2022 të shkojmë me klasën e gjashtë”  

Ministrja e Arsimit, Mila Carovska, në kuadër të përgatitjeve për implementimin e reformave është takuar me përfaqësues të Sindikatës së Arsimit dhe të Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale. Nga Sindikata e Arsimit, pas takimit, janë shprehur optimistë se vërrejtjet dhe kërkesat e tyre do të merren në konsideratë kurse në takimin me Këshill Drejtues të Bashkësive të Njësive të Vetëqeverisjes Lokale është dakorduar bashkëpunimi I përbashkët në zbatimin e reformave, kurse Komunat si themelues të shkollave, do të kycen drejtpërsëdrejti në përgatitjet dhe implementimin e të gjitha reformave. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia