close
Screenshot_6

Komisioni parlamentar miraton udhëheqësin e kontrollit të brendshëm


Pa shumë zhurmë, Komisioni për mbikëqyrje mbi punën e Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim dhe agjencisë për zbulim dha pëlqim për personin e propozuar për postin e Udhëheqësit të njësisë organizative për kontroll të brendshëm.

“Komisioni e shqyrtoi propozimin dhe me 5 vota pro dhe me 4 të përmbajtur, komisioni e aprovoi propozimin. Drejtori e ka propozuar sepse ka mendim se ai është profesionist, sepse edhe ka qenë gjatë kohë i punësuar në Drejtorinë për zbulim dhe kundërzbulim.” – tha Trajko Veljanovski, Kryetar i Komisionit.

Veljanovski nuk dha detaje se kush ka votuar i përmbajtur, për shkak se e gjithë procedura ka të bëjë me dokumente të klasifikuara. /Furkan Saliu/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia