close
Rajoni

REFUGJATËT AFGANË DREJT SHBA-VE DHE KANADASË

afganetnekosove.jpg

Bie numri në vendstrehimet në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut


Ishin mijëra refugjatë të evakuuar pasi talebanët morën pushtetin në Afganistan që përfituan strehim të përkohshëm në tre shtete të Ballkanit Perëndimor, në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Në këto vendstrehime të përkohshme ata kanë nisur që të reduktohen në numër pas largimit drejt destinacioneve të reja.

Nga shtetet e rajonit Shqipëria priti numrin më të madh të të evakuuarve afganë. Nga një total prej 2,400 refugjatësh të evakuuar drejt Shqipërisë, 150 janë larguar tani me fluturime për në Shtetet e Bashkuara dhe disa vende të tjera të BE-së. Pjesa tjetër të vendosur ende në hotelet në Durrës dhe Shëngjin mbeten nën mbrojtjen e përkohshme të autoriteteve shqiptare që zgjat të paktën për një vit.

Maqedonia e Veriut aktualisht ka pritur 407 të evakuuar afganë, 76 prej të cilëve tashmë janë larguar drejt vendbanimeve të përhershme në SHBA. Të evakuuarit në Maqedoninë e Veriut janë stacionuar kryesisht në hotele pranë kryeqytetit, Shkupit, dhe lokalitete të tjera më të vogla. Kryqi i Kuq i Maqedonisë së Veriut kanë realizuar të gjitha nevojat e jetesës në këtë shtet krahas ushqimit, akomodimi, akses në internet dhe në aktivitete dhe kurse të tjera të mësimit të gjuhëve dhe kurse profesionale të organizuara për ta. Afganët janë lejuar që të lëvizin relativisht lirshëm, me udhëtime të përditshme me autobus në kryeqytetin Shkup për të bërë blerje si dhe aktivitete të tjera.

Në Kosovë, grupet e të drejtave janë ankuar për mungesën e transparencës për këtë çështje në vend. Sipas Ministrisë së Brendshme të Kosovës, 971 afganë janë vendosur në dy kampe refugjatësh. Shumica u vendosën në një ish-kampin e ndërtuar nga kompania amerikano-turke e ndërtimit Bechtel Enka dhe disa u vendosën në kampin Liya, që ndodhet brenda kampit ushtarak amerikan Bondsteel.

Më 8 Dhjetor 265 nga afganët u larguan drejt Kanadasë. Dy  grupe të tjera refugjatësh afganë janë nisur kohët e fundit drejt SHBA-ve.

Klan News

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia