close
Sport

REFUZOHET KËRKESA PËR SHTYRJEN E SEANCËS SË GJOKOVIQIT

gjokoviq1

Një kërkesë e qeverisë australiane për të shtyrë seancën dëgjimore për vizat e Novak Gjokoviqit me dy ditë është refuzuar, sipas dokumenteve të gjykatës të publikuara të dielën.

 

,Gjokoviq aktualisht është i mbyllur në një qendër të përkohshme imigracioni në Melburn, ndërsa ai ngrit një sfidë ligjore kundër anulimit të vizës së tij përpara Australian Open të këtij muaji.

 

Karen Andrews, ministrja e punëve të brendshme të Australisë, paraqiti një kërkesë të shtunën duke kërkuar “që seanca përfundimtare të shtyhet për të mërkurën, 12 janar 2022” – pesë ditë para fillimit të turneut.

 

Nuk u deklaruan arsye për kërkesën për shtyrje, por ajo erdhi vetëm disa orë pasi ekipi ligjor i Gjokoviq dorëzoi një dokument 35 faqesh që përshkruan mbrojtjen e lojtarit kundër vendimit për anulimin e vizës së tij të përkohshme.

 

Seanca për Gjokoviqin do të zhvillohet nesër ku do të mirret vendimi nëse ai mund të qëndrojë në Australi dhe të marrë pjesë në Australian Open.

 

Nëse gjykata miraton anulimin e vizës së tij, Gjokoviq do të deportohet sapo të bëhen rregullimet e duhura të udhëtimit./KlanMacedonia/

 

 

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia