close
Top LajmeVendi

REGJISTRIMI 2021: INTERESIM I ULËT PËR REGJISTRUES

145395EC-766C-4135-A2C4-B95A65FF6C09

KONKURSI PËR REGJISTRUES VAZHDON TË MBETET I HAPUR


 “Të mos kenë marrëdhënie pune”, është njëri nga kushtet për kandidatët që mund të paraqiten në konkursin e Entit Shtetëror të Statistikave, për regjistrues në procesin e regjistrimit. Por interesimi për këtë konkurs është mjaft I ulët, gjë që e ka shtyrë Entin Shtetëror të Statistikave ta shtyjë afatin e paraqitjes për edhe një javë. Ndërkohë që konkursi vazhdon të mbetet i hapur, qytetarët e papunë vazhdojnë, si zakonisht, të paraqiten në Agjencinë e Punësimeve. Disa nga qytetarët e anketuar nuk kanë dëgjuar për konkursin e ESHS, ndërsa disa të tjerë numërojnë arsye përse nuk duan të konkurojnë.

“Ju përse nuk punoni?

Pasi kam dy fëmijë prandaj..

A keni dëgjuar se kërkohen regjistrues…

Jo jo nuk kam dëgjuar…

Po normalisht puna është punë, por ja për fëmijët, pasi nuk ka kush të mi ruajë.”

“I papunë po, nuk jam në gjendje, kam epilepsi, vërtetë nuk jam në gjendje”

Paga e ulët dhe ndihmat sociale për disa qytetarë janë të ngjajshme, ata nuk shohin perspektiva në vend.

“Kam dëgju për këtë, por s’jam shumë I interesuar për këso gjërash… Po jam I papunë….Nuk është arsyeja për punë, por rroga është shumë e vogël, nuk është paga e madhe. Për të gjetur punë ka punë, por paga nuk është e mirë, ky është problem…Nuk ka lidhje këtu a pagë minimale a sociale me mar, të gjitha janë njëlloj këtu, për mua nuk ka jetë këtu është shumë pagë e vogël, çmimet janë rritur. Nuk është normale kjo për mu”

 “Nuk kam dëgjuar asgjë… Nuk kam mundësi, me shëndetin nuk jam mirë, kam edhe sulm edhe presion të gjakut edhe gjithçka. Kështuqë nuk mund ta zgjidh as problemin për statusin, me stash të papaguar në kompani shtetërore, ja dy javë vrapoj. ”

Kanë mbetur rreth dy javë deri në fillimin e regjistrimit të popullsisë, ndërsa numri I të interesuarve për këtë proces është I ulët. Regjistruesit për 25 ditë mund të marrin nga 25 mijë deri në rreth 45 mijë denarë, dhe kanë afat të paraqiten deri më 25 gusht, ndërsa operacioni statistikorë duhet të fillojë më 5 shtatorë dhe të zgjas deri në fund të muajit.  /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia