close
Rajoni

REGJISTRIMI 2021: KROACIA HUMB RRETH 400.000 BANORË

popis-1

REZULTATET E PARA THONË SE KROACIA KA 3.888.529 BANORË


Kroacia ka 3.888.529 banorë, tregojnë rezultatet e para të Regjistrimit të popullsisë që u zbatua vitin e kaluar nga Enti kroat I Statistikave.

Sipas regjistrimit të vitit 2011, Kroacia ka pasur 4.284.889 banorë, që do të thotë se numri I banorëve është zvogëluar për mbi 396 mijë.

Sipas të dhënave, ulje më e vogël është shënuar në Zagreb, ku sipas të dhënave më të reja jetojnë 769.944 banorë, apo 2.54% më pak se në vitin 2011.

Ulja më e madhe shënohet në Zhupaninë e Vukovarit-Sremit me 19.54%.

Për shkak të pandemisë, Regjistrimi i popullisë në vitin 2021 është zbatuar nga 13 Shtator deri më 14 Nëntor në dy faza – vetëregjistrim dhe regjistrim në terren. /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia