close
Top LajmeVendi

REGJISTRIMI: OPOZITA ALARMON PËR ANOMALI

90458314-6BDE-456A-A8FA-44E3EA4A3145

AHMETI: PROCESI ZHVILLOHET MIRË


Sipas informacioneve që I posedon kreu I BDI-së, Ali Ahmeti, procesi I regjistrimit të diasporës është duke u zhvilluar mirë. Sipas tij janë mbi 30 mijë qytetarë të cilët tashmë janë regjistruar përmes aplikacionit online.

ALI AHMETI – KRYETAR I BDI-së

“Janë në komunikim të përhershëm. Z.Osmani është koordinator si Ministër I Jashtëm, mbi zhvillimet sa I takon regjistrimit. Dikua ka qenë rreth 30 mijë numri I të regjistruarve. jepen informacione të përditshme për diasporën, ër dokumentacionet që ata duhet të plotësojnë, mendoj se tërë ekipet janë në nivel të detyrës”

Por, nga opozita shqiptare thonë se janë dëshmitarë se gati çdo ditë paraqitet nga një ose më shumë anomali dhe pengesa për të cilat, sic thonë njoftohen drejt për së drejti nga diaspora.

BUJARE ABAZI – ASH

Gjithashtu, ka edhe raste kur përkatësia etnike dhe fetare përzihen.  P.sh. Tek grafa e përkatësisë etnike është futur edhe opsioni,,maqedon-musliman” pyetja jonë publike është : A është kjo përkatësi etnike ose fetare?  Edhe më shqetësuese është fakti që psh: Kur zgjedhin përkatësinë etnike shqiptarë, në rast se aplikuesi kthehet një hap mbrapa për të plotësuar grafet tjera, me automatizëm u ndërrohet përkatësia etnike!

Ndërkohë, komuniteti turk në RMV, pret që regjistrimi të kalojë pa ndikime politike, pa presione dhe manipulime dhe me rezultate që do ta konstatojnë ekzistencën e tyre në vend dhe që do të kontribuojnë që ajo të jetë më e përfaqësuar në institucione shtetërore dhe gjuha turke të shfrytëzohet si gjuhë zyrtare në nivel lokal bashkë me gjuhët tjera. Në konkluzionet e një punëtorie të mbajtur dje, komuniteti turk thotë se ky operacion statistikor ka edhe rëndësi të veçantë për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia