close
Vendi

REGJISTRIMI: VMRO-DPMNE FILLON GRUMBULLIMIN E NËNSHKRIMEVE

AC081960-52B8-4E34-98E7-9BB002AD1B07

LIGJI PËR REGJISTRIM: PËRFUNDOI DEBATI NË KUVEND


VMRO-DPMNE-ja fillon procedurën për grumbullimin e nënshkrimeve me të cilët do të kërkojë shfuqizimin e Ligjit për regjistrim. Sipas opozitës, sic është planifikuar dhe sic miratohet pa metodologji, ligji përmban indikacione për operacion politik e jo statistikor. Ky vendim është marrë pasi mbrëmë ka përfunduar debati parlamentar për ligjin për regjistrim dhe pritet vetëm miratimi nga shumica parlamentare.

NAUM STOILKOVSKI – ZËDHËNËS I VMRO-DPMNE-së

“Ky aksion do të zbatohet ashtu sic duhet, përmes njësive rajonale të Ministrisë së Drejtësisë, njerëzit do të mund të nënshkruhen në njësitë rajonale nëpër qytete, kurse numri I tyre nuk do të duhet të anashkalohet nga shumica parlamentare. Qëllimi është që të tërhiqet ky ligj dhe të miratohet një ligj që do të thotë konsensus shoqëror për operacion statistikor – të përkrahur nga të gjithë”

Me anë të një press-konference para selisë së VMRO-DPMNE-së janë kundërpërgjigjur nga LSDM-ja.

STEFAN VASEV – LSDM

“Pas gjashtë humbjeve zgjedhore mund të kuptojmë se Mickoski ka frikë nga qytetarët, por nuk duhet të frikësohet, gjatë regjistrimit nuk votohet, këto nuk janë zgjedhje, është operacion statistikor. Mjaft me bllokime të paarsyeshme dhe polarizime. Me regjistrim të suksesshëm fitojnë qytetarët, fiton shteti”  

Pas debatit treditësh në Kuvend, pushteti nuk arriti ta sigurojë kuorumin e nevojshëm që ta votojë ligjin për regjistrim edhe pse shumica e nevojshme është siguruar edhe me votat e shumicës parlamentare dhe të opozitës shqiptare. Votimi, sipas të gjitha gjasave do të bëhet, në fillim të javës së ardhshme. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia