OPOZITA THIRRJE PRESIDENTIT TË MOS E NËNSHKRUAJË LIGJIN PËR REGJISTRIM
VMRO-DPMNE-ja I ka bërë thirrje Presidentit Pendarovski që të mos e nënshkruajë Ligjin për regjistrimin e popullsisë. Opozita mbetet në qëndrimin se ky operacion është politik dhe jo statistikor.
TIMÇO MUCUNSKI – DEPUTET I VMRO-DPMNE-së
“Në këto momente, obligimi ynë është të përpiqemi t`I shfrytëzojmë të gjithë mekanizmat institucional ta ndalojnë këtë regjistrim. Kur do të shfrytëzohen mekanizmat atëherë partia duhet të bisedojë për hapat e ardhshëm që duhet të merren që të parandalohet një operacion I këtillë politik e jo statistikor”
Socialdemokratët, grumbullimin e nënshkrimeve dhe thirrjet për bojkot nga ana e opozitës, i quajnë veprime antishtetërore.
MARIJA GEORGIEVSKA – LSDM
“Shpresojmë se gjatë periudhës së ardhshme do t`I rishqyrtyojnë vendimet e tyre rreth grumbullimit të nënshkrimeve për shkak se kjo është sjellje destruktive dhe thirrje për të mos respketuar ligjin për regjistrimin që është e një rëndësie të vecantë për vendin tonë në krijimin e politikave të mëtejshme rreth ekonomisë”
Maqedonia e Veriut pas 20 viteve duhet ta zbatojë këtë operacion statistikor. Zhvillimet e fundit flasin se regjistrimi do të zbatohet pa një konsensus politik me opozitën, që në mënyrë plotësuese do të hap cështjen e problematizimit të këtij procesi. /KlanMacedonia