Regjistrohen 5 viktima dhe 884 raste të reja me virus në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 1.866 teste, ndërsa janë regjistruar 884 raste të reja me COVID-19.

Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 745 pacientë të shëruar nga COVID-19.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Gjatë 24 orëve është raportuar një i vdekur nga Shkupi (77 vjeç). Sipas Regjistrit të personave të vdekur me diagnozë me COVID-19 nga “Termini Im”, janë regjistruar edhe 4 persona të vdekur, nga një në Strumicë, Shtip, Koçan dhe Gostivar. Personat e vdekur janë regjistruar në periudhën prej datës 29.06 deri më 25.07.2022.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 326.154, numri i të shëruarve është 311.760, numri i të vdekurve është 9.368, ndërsa numri i rasteve aktive ka arritur në 5.026 persona.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share