Regjistrohen 72 raste të reja me virus në Maqedoni

72 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit ku janë bërë 772 testime. Nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive tetë janë riinfeksione.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Janë shëruar 35 pacientë, nuk ka viktima në 24 orët e fundit, ndërsa nga Regjistri i personave të vdekur me diagnozë Kovid-19 nga “Termini im” janë regjistruar dy persona të vdekur nga Shkupi të moshës 75 vjeçare të cilët kanë vdekur nga periudha prej datës 5 deri 9 qershor në kushte spitalore.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Nga 35 të shëruarit, 25 janë nga Shkupi, dy nga Tetova dhe Koçani dhe nga një nga Kumanova, Kavadari, Kërçova, Manastiri, Kriva Pallanka dhe Vinica.

Nga fillimi i epidemisë, numri i të diagnostikuarve me KOVID-19 në vend është 312.879 nga 2.070 199 teste të bëra, 303.163 të shëruar, 9322 të vdekur dhe 394 raste aktive.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share