Regjistrohen 957 raste të reja me Kovid-19 në RMV

Ministria e Shëndetësisë në përputhje me të dhënat e Institutit për Shëndet Publik njofton se në 24 orët e fundit janë realizuar  2.100  testime për Kovid 19 nga ku janë diagnostifikuar 957  raste të reja prej të cilëve  210 janë riinfektime.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar  616 pacientë, ndërsa jetën e kanë humbur dy pacientë në kushte spitalore.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Që nga paraqitja e pandemisë e deri tani në vend janë bërë 2.110.711 testime për Kovid-19. Numri i përgjithshshëm i të diagnostifikuarve në vend shënon  324.382, numri i pacientëve të shëruar është 310.377, numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e Kovid-19 është  9.361,, numri i rasteve aktive në vend shënon 4.644./KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share