Regjistrohen dy viktima dhe 504 raste të reja me virus ne Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 1.385 teste, ndërsa janë regjistruar 504 raste të reja me COVID-19.

Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 321 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në regjistrin “Termini im” janë konfirmuar dy viktima nga coronavirusi. Një nga Sveti Nikolla (75) dhe një nga Kumanova (72). Viktimat janë regjistruar me datë 16.06.2022 dhe 30.06.2022.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 318.138, numri i të shëruarve është 306.309, numri i të vdekurve është 9.339, ndërsa numri i rasteve aktive është 2.490.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share