close
Top LajmeVendi

REKA: DILNI MASIVISHT TA SHPËTONI PROCESIN EURO-ATLANTIK

Screenshot_7

Klan DebatKujt do t’ia japë ‘besën’ lëvizja besa?


Ndërsa dy kandidatët presidencial, Gordana Siljanovska-Davkova dhe Stevo Pendarovski, të premten në mesnatë i japin fund maratonës për sa më shumë vota në balotazhin e pesë majit, pyetja bosht që shtrohet është: nga do të shkojnë votat e kandidatit të pavarur Blerim Reka që nuk ia doli të kualifikohet për në rundin e dytë. Për të folur rreth pozicionimit të votive të Rekës, në Klan Debat përball Seladin Xhezairi ishte kreu i Lëvizjes Besa Bilall Kasami.

Disa ditë para rrethit të dytë zgjedhor kandidati që mbështetej nga opozita shqiptare, Prof. Blerim Reka është prononcuar përmes rrjeteve sociale duke bërë të ditur se Rreth 80,000 vota, nuk mund të injorohen, siç thotë, për vetëm tri javë në politikë. Prof.Reka edhe njëherë ka përsëritur ate që e tha në fillim të fushatës, se nuk do lejoj tregtinë me vota, duke u shprehur se kjo është kundër konceptit të tij, por edhe duke shtruar pyetjen; Pse atëherë u dashka të mbahen zgjedhjet, nëse liderët në rrethin e dytë sillen si pronar të votave tuaja?

“Prandaj, duke i qëndruar besnik këtij parimi, ju siguroj që nuk ka pas as takime, as komunikim, as me kundër-kandidatët e as me liderët partiak të tyre, lidhur me thirrjen e mundshme të qytetarëve për të votuar këtë ose atë kandidat presidencial. Unë mund vetëm të ju apeloj, që me 5 maj, të dilni sa më masivisht në vend-votime dhe ta shpëtoni procesin Euro- Atlantik.” – deklaroi Prof. Blerim Reka.

Ndërkohë, i pyetur se nga do të pozicionohet kampi opozitar shqiptar që mbështeti kandidatin e pavarur Blerim Reka në raundin e dytë të zgjedhjeve Presidenciale, Kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami, në Klan Debat është shprehur se akoma nuk kanë parë ofertë konkrete që ndonjëri nga kandidatët të këtë edhe përkrahjen e shqiptarëve.

Ndryshe, pas përfundimit të rrethit të parë të zgjedhjeve, dy kandidatët që kaluan në rrethin e dytë, Pendarovski i koalicionit qeveritar dhe Siljanovska e opozitës filluan gjahun e votave shqiptare, duke bërë zotime se do të jenë president për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut. /Klan Maqedoni/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia