close
VendiVideo

REKOMANDIME TË AGRONOMËVE: SËMUNDJET QË VIJNË PREJ SHIUT

Sera-me-ara

 

Reshjet e shiut që kanë mbizotëruar gjatë kësaj jave në vendin tonë, pas vetes kanë lënë pasoja të mëdha në prodhimtarinë bujqësore. Me temperaturat e larta, erdhi edhe shiu përcëllues që dogji të mbjellat bujqësore. Sipas specialistëve të agronomisë, megjithatë, ekzistojnë mundësi të ndryshme se si të mbrohen prodhimet nga shkatërimi.

Në kushtet kur në vend mbizotëron mot me diell dhe menjëherë kemi ulje drastike të temperaturave apo edhe rreshje shiu, paraqiten edhe sëmundje të ndryshme që prekin bimësinë. Bujqit duhet të marrin masa paraprake që gjatë ndryshimeve klimatike mos të kenë humbje të mëdha, apo edhe masa të më vonshme ku pas rreshjeve mund të spërkaten prodhimet bujqësore me preparate të ndryshme bujqësore.

Edhe pse faktori njeri nuk mund të ndikojë në ndryshimet klimatike, megjithatë bujqit duhet pasur kujdes që mos të vijë deri te shkatërrimi i produkteve që ata i kultivojnë. /L. Ameti/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia