close
VendiVideo

REKOMANDIMI: VMRO-DPMNE DHE LSDM AKUZOHEN MES VETE

no thumb

 

VMRO-DPMNE dhe Lidhja Social Demokrate akuzuan njëra- tjetrën për humbjen e mundshme të rekomandimit për fillim të bisedimeve me Bashkimin Evropian.

Sipas VMRO-DPMNE-së Lidhja Social Demokrate po prolongon arritjen e marrëveshjes pasi që dëshiron që Maqedonia të mos merr rekomandimin për bisedime.

“LSDM-ja vlerëson se sa më e keqe të jetë kriza politike në Maqedoni, aq më mirë do të jetë për rejtingun e tyre të ulët. E dyta, mendojmë se qëllimi i LSDM-së është humbja e rekomandimit nga Komisioni Evropian. Humbjen e rekomandimit ata nuk e shohin si humbje nga ana e Maqedonisë, por si humbje e cila do të dëmtonte VMRO-DPMNE-në dhe qeverinë e udhëhequr nga koalicioni qeverisës.”shprehet Antonio Milloshovski – VMRO-DPMNE.

Milloshovski tha se qëllimi kryesor i taktikës së LSDM-së është shmangie e zhedhjeve të 24 Prillit dhe hyrje në qeveri në bazë të kushteve të LSDM-së.

Kurse nga Lidhja Social Demokrate thonë se është VMRO-DPMNE-ja ajo që po e thyen marrëveshjen. Këtë e arsyetojnë me moskompletimit të ekipit të Prokurorisë Speciale dhe ministrave teknik, pika të cilat dalin nga marrëveshja e Përzhinës.

“Përgjegjësit e vetëm nëse Maqedonia humb rekomandimin, janë VMRO-DPMNE-ja dhe Nikolla Gruevski. Marrëveshja është e qartë dhe si e tillë duhet respektuar deri në fund dhe nuk duhet fituar famë në kurriz të saj. Nuk kërkojmë asgjë më shumë se sa që është paraparë me marrëveshjen, por nuk do të pranojmë asgjë më pak nga ajo çka parashihet në të”, – deklaron Oliver Spasovski – LSDM. 

Spasovski hodhi poshtë spekulimet se është diskutuar për amnesti, me qëllim të tejkalimit të shpejt të krizës politike.

Bisedimet mes partive politike për jetësim të marrëveshjes së Përzhinës po vazhdojnë të zhvillohen në nivel bilateral me ndërmjetësin belg Piter Vanhojte. /K. S./

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia