close
Top LajmeVendi

REKOMANDOHET DOZA E TRETË E VAKSINËS PËR DISA KATEGORI TË QYTETARËVE

21387172-1200-4F10-998E-392D0E800D10

FILIPÇE: SKRINING I DETAJUAR PËR SITUATËN SHËNDETËSORE NË VEND


Komiteti për Imunizim I Maqedonisë së Veriut rekomandon dozën e tretë të vaksinës anti-covid për të gjithë qytetarët mbi 60 vjeç, për punonjësit e shëndetësisë pavarësisht moshës dhe për të gjithë qytetarët që kanë sëmundje kronike. Doza e tretë do të jetë nga prodhuesi “Pfizer” pa marrë parasysh se me cilën vaksinë janë imunizuar, këto tri kategori qytetarësh, me dy dozat e para.

VENKO FILIPÇE – MINISTËR I SHËNDETËSISË

“Rekomandohet doza e tretë, së paku gjashtë muaj pas dozës së dytë të vaksinës. Kur të kalojë gjashtë muajt qytetarët do të marrin SMS-mesazhin për të pranuar dozën e tretë përmes sistemit “Termini Im”. Qytetarët që janë vaksinuar jashtë vendit duhet që në punktet e vaksinimit t`I tregojnë të dhënat që të futen në sistem”

Dje në Maqedoninë e Veriut mbërritën 100.000 vaksina të prodhuesit  “Pfizer” dhe 50.000 nga “Sinovac”. Ministri Filipçe paralajmëroi se Danimarka pritet ta publikojë donacionin e 250.000 doza të vaksinave nga prodhuesi “Johnson&Johnson”.

Sipas analizave të Ministrisë së Shëndetësisë, 73% e pacientëve që kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19 kanë patur së paku dy sëmundje kronike. Ministri Filipche tha se do të bëhet një skrining I detajuar për situatën e përgjithshme shëndetësore të popullatës.

VENKO FILIPÇE – MINISTËR I SHËNDETËSISË

“Është një analizë shumë e rëndësishme që duhet ta bëjnë shumë vende. Kemi biseduar me disa institucione ndërkombëtare, në mesin e të cilëve edhe me UNICEF-in lidhur me kujdesin shëndetësor”

Ministri paralajmëroi se ditët në vijim detajisht do të përpunohet edhe metodologjia për skrining të testimit të nxënësve nëpër shkollat fillore dhe të mesme me teste të shpejta antigjene. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia