close
Vendi

REKORD INFEKTIMESH DHE PARALAJMËRIME PËR MASA TË REJA

Filipche-11

FILIPÇE: 364 RASTE TË REJA ME COVID-19  


Në 24 orët e fundit janë regjistruar 364 raste të reja me COVID-19, prej tyre numër më I madh në Shkup – 184. Tashmë dy javë numri vazhdimisht rritet, kurse Ministri I Shëndetësisë Venko Filipche e paralajmëroi valën e së vjeshtës dhe tri masa të reja që Komisioni për Sëmundje Ngjitëse do t`ia propozojë Qeverisë.

“Ndalimi I tubimeve më të mëdha familjare, ahengjeve në kushte shtëpiake, respketivisht një familje mund të pranojë më së shumti katër persona që nuk jetojnë në atë adresë, ndalimin e grupimeve të më shumë se 4 personave në ambientë të hapura pas orës 22.00 dhe mbajtje e detyrueshme e maskës gjatë qëndrimit në ambient të hapur dhe të mbyllur”. tha Ministri i Shëndetësisë – Venko Filipçe

Ministri Filipche ka theksuar se në repartet infective në vend janë të shtruar 414 pacientë, që paraqet numrin më të madh të të shtruarve nëpër spitale që nga Qershori. Ministri tha se po bëhen përpjekje që të mos mbingarkohen spitalet.

“Në Shkup në Klinikën Infektive ka rreth 20 vende të lira, kurse gati për të pranuar pacientë është edhe spitali modular ku ka 72 krevatë. Në Spitalin “8 Shtatori” ka 40 pacientë, por në Shkup së pari do t`I pranojmë pacientët në Klinikën Infektive dhe spitalin modular, që të ketë mundësi spitali që është destinuar vetëm për COVID-19 të vazhdojë me punën normale”. tha Filipçe

Ndryshe në raportin e MSH-së për ditën e sotme njoftohet edhe për 3 viktima. Numri I përgjithshëm I të diagnostifikuarve me COVID-19 shkon në 19.777, ai I të shëruarve është 15.855 kurse I viktimave – 775. Për momentin shënohen 3147 raste aktive. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia