close
Bota

REKORD! MBI 3.2 MILIONË INFEKTIME NË NJË DITË NË GJITHË GLOBIN

CHINA-QINGHAI-XINING-COVID-19-LIFE-RESUMPTION (CN)

Përhapja e shpejtë e Omicron shton presionin në spitale

Vala e Omicron-it vijon të marrë përmasa të parashikueshme në gjithë globin. Mbi 3.2 milionë infektime ditore u shënuan 24-orëshin e fundit në shkallë botërore, ku pjesa më e madhe e shteteve më të populluara janë duke thyer rekorde.

Gjermania shënoi për të dytën ditë radhazi, rekord infektimesh me më shumë se 81 mijë raste, më e larta e arritur ndonjëherë gjatë pandemisë. Italia shënoi rekord të ri vdekjesh me 313 raste, shifra më e lartë, prej fundit të Prillit. Autoritetet në këtë vend flasin për shtim të presionit në pavionet e terapisë intensive, çka është bërë shkak për rritjen e vdekshmërisë. Pjesa më e madhe e viktimave janë të pavaksinuar.

Shifra e dytë më të lartë pas rekordit të infektimeve të së Mërkurës u shënua në Francë, sërish me mbi 260 mijë infektime. Sistemi arsimor këtë të Enjte ishte në kaos, për shkak të grevës së mësuesve. Ata e konsiderojnë kaotike strategjinë e qeverisë që lejon testimin e shpejtë të nxënësve të klasave ku zbulohen të infektuar.

Plani parashikon pezullimin e klasave me shumë të infektuar. Mes valës së Omikronit, Danimarka do të nisë aplikimin e dozës së katërt të vaksinave.

Tv Klan

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia