close
Bota

REKORDE INFEKTIMESH NGA OMICRON NË EUROPË

omimikroni

Më të prekura Franca, Gjermania dhe Italia


Rekorde infektimesh po thuhen dita ditës në Francë ku në një ditë u identifikuan mbi 368 mijë raste të reja. Problem në këtë vend mbetet mbipopullimi i spitaleve pasi ka rreth 22 mijë të shtruar nga të cilët 3900 janë në terapi intensive.

Në Itali u raportuan të martën mbi 220 mijë raste të reja, një shifër e padëgjuar ndonjëherë gjatë pandemisë. Autoritetet raportuan edhe 294 viktima, me një rritje të lehtë në krahasim me një ditë më parë.

Edhe Gjermania tejkaloi shifrën e 80 mijë të infektuarve në 24 orë për herë të parë që nga fillimi i pandemisë.  Vetëm 1 javë më parë të prekurit ditore ishin vetëm 58 mijë dhe kjo rritje i atribuohet përhapjes së variantit Omikron. Ajo që bie në sy është numri i ulët i viktimave.

Edhe Britania e Madhe raportoi 120 mijë të infektuar në një ditë, me një rënie në krahasim me një ditë më parë.

Por pavarësisht kësaj rritjeje të shifrave alarmante Agjencia Europiane e Barnave thotë se Omikron po e transformon Covid-19 në një sëmundje endemike me të cilën njerëzimi mund të mësojë të jetojë. EMA shprehu dyshime edhe për dozën e katërt, duke shpjeguar se dozat e përsëritura nuk janë një strategji e “qëndrueshme” pasi imunizimi natyral do të jetë ilaçi më i mirë.

Tv Klan

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia