close
Top LajmeVendi

REMENSKI: KEQPËRDORIME KLASIKE TË FUQISË SË KUNDËRZBULIMIT

Deputetja e LSDM-së Frosina Remenski, në lidhje me dokumentet të cilat sipas saj janë të lidhura me spiunimin, deklaroi se të njëjtat nuk i ruan në shtëpi, por dokumentet, tha, janë në vendin ku duhet të ruhen.

Deputetja e LSDM-së Frosina Remenski, pas takimit në Komisionin për Antikorrupsion, në deklaratën për mediat theksoi se ndihet e tradhëtuar nga interesimi i opinionit për të dëgjuar për çështje të rëndësishme, për të cilat nuk ka shfaqur interesim vitin e kaluar, por që sipas saj, më së shumti është interesuar, “për disa çështje dytësore dhe të parëndësishme në kontekst të proceseve gjyqësore dhe në kontekst të njerëzve”.

“Bëhet fjalë për keqpërdorim klasik të fuqisë së bashkësisë së sigurisë dhe të zbulimit dhe në interes të mbrojtjes së të drejtave të njerëzve të cilët, deri tek ne si anëtarë të trupave mbikëqyrës të Kuvendit, kanë dorëzuar dokumentacion të tillë, nuk mund të flas më shumë publikisht pasi fakti që vetë përshkrimi i veprimeve dhe vetë puna për rastet tashmë do t’i identifikojë njerëzit të cilët kanë punuar në këto raste.” -tha Frosina Remenski, deputete e LSDM-së.

Aludimet për involvimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, madje edhe të Prokurorisë Publike në një pjesë si adresë e mundshme e denoncimit, ishin çështjet kryesore të cilat janë diskutuar mes Remenskit, kryetarit dhe komisionit për Antikorrupsion. Komisioni për Antikorrupsion dhe Avokati i Popullit si adresë për sugjerim, tha Remenski, nuk posedojnë kapacitete institucionale për të procesuar lëndë të tilla të ndërlikuara.Ndërkaq, lidhur me rastin “Zhvatja”, Remenski vlerëson se nuk ka korrektësi mediatike në raportimin e informacioneve në të cilat siç tha, ka edhe shumë spekulime lidhur me të dhe bashkëshortin e saj. /Klan Macedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia