close
Ekonomi

REMITENCAT: I DUAM PARATË E MËRGIMTARËVE, POR JO DHE INVESTIMET

remitancat2

 

Mërgimtarët nga Maqedonia në Itali, Gjermani, Zvicër dhe vende të tjera evropiane në këtë kohë të pushimeve kthehen në vendin e tyre. Kur kthehen në Maqedoni, ata sjellin para të gatshme, të cilat i harxhojnë për nevoja të ndryshme. Por, ëhtë bërë praktikë tash më që një pjesë e vogël e fondeve nga emigrantët vijnë përmes kanaleve bankare.

Sondazhet e fundit kanë konfirmuar se paratë që vijnë nga jashtë shpenzohen për shumicën e nevojave të përditshme, që zakonisht janë ahengje familjare dhe shërbime hotelerike e turistike, e jo duke investuar në biznese.

Vëzhguesit e rrjedhave ekonomike sugjerojnë që mërgimtarët paratë e tyre më mirë t’i investojnë në biznese dhe, në këtë mënyrë, të kontribuojnë në zvogëlimin e papunësisë , duke krijuar klimën e favorshme të biznesit në Maqedoni.

Sipas të dhënave zyrtare, Maqedonia pranon të paktën 4 për qind të PBB-së nëpërmjet remitencave. Dërgesat sipas ekspertëve ruajnë stabilitetit social dhe standardin e jetesës së qytetarëve, rreth 15-20 për qind të familjeve marrin remitenca mesatarisht që shkojnë deri 2.000 euro në vit. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia