close
Rajoni

Rëndohet aktakuza kundër katërshes së UÇK-së në Hagë

haga-uck-750×430

Aktakuza ndaj katër drejtuesve të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, pritet të rëndohet me akuza të reja që iu referohen krimeve që pretendohet të jenë kyera në Suharekë e Gjilan.

Anekset e, sipas faqes zyrtare të Dhomave të Specializuara të Kosovës, u publikuan të hënën më 2 maj, nga Prokuroria e Specializuar e kryesuar nga Jack Smith.

Kjo, pasi pasi gjyqtari i procedurës paraprake, më 23 dhjetor 2021 e aprovoi kërkesën për akuzat e reja, ndërsa u konfrimua edhe nga Gjykata e Apelit, pas ankesës së mbrojtjes.

Kësaj të fundit, do t’i duhet tani kohë shtesë për shqyrtimin e materialeve të ofruara bashkë me amandamentimtet e aktakuzës, pjesë të mëdha të të cilave janë të redaktuara për publikun.
Për këto anekse të reja të aktakuzës, Dhomat e Specialzuara kanë caktuar katër seanca ku të akuzuarit do të deklarohen për fajësinë.

Anekset e aktakuzës i gjeni në këtë vegëz:

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia