close
Showbiz

Reperi i njohur i dedikon këngë Dua Lipës

dua.jpg

Jack Harlow pritet të publikojë së shpejti këngën e titulluar “Dua Lipa”

Reperi i njohur Jack Harlow duket se i ka rënë në kokë për Dua Lipën aq sa ka vendosur madje t’i dedikojë një këngë yllit të popit e cila pritet të publikohet këto ditë.

Ai ndau një fragment të këngës së re ku përmendet artistja me origjinë shqiptare Dua Lipa. “Dua Lipa, unë po përpiqem të bëj me të më shumë sesa vetëm një bashkëpunim”, thotë reperi.

24-vjeçari e ka etiketuar Duan në videon e publikuar në Instagram. Ajo cfarë bie në sy është se në listën e publikuar të këngëve në albumin e ri është edhe ajo e titulluar “Dua Lipa”. Në këtë listë vëmendjen e marrin edhe bashkëpunime me artistë të njohur si Drake, Justin Timbarlake, Lil Wayne dhe Pharell.

Kujtojmë se dy këngëtarët filluan të ndjekin njëri-tjetrin në Instagram kohët e fundit.

Klan News

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia