close
Bota

REPORTERËT PA KUFIJ: NUMËR REKORD I GAZETARËVE TË ARRESTUAR NË BOTË

1d070000-0aff-0242-b616-08d9ba3572ba_w1597_n_r1_st

Organizata Reporterët pa Kufij (RSF) thotë se 488 gazetarë dhe punëtorë të mediave aktualisht janë të burgosur në shtete të ndryshme.

Numri paraqet shifrën më të lartë të gazetarëve apo punëtorëve në media, të arrestuar që nga koha kur RSF-ja filloi të publikonte raportin vjetor më shumë se 25 vjet më parë.

Numri i profesionistëve të mediave të arrestuar për shkak të punës së tyre u rrit për 20 për qind, krahasuar me vitin e shkuar për shkak të shtypjes së madhe të mediave në Mianmar, Bjellorusi dhe Hong Kong, thuhet në raportin vjetor për lirinë e mediave të publikuar më 16 dhjetor nga Reporterët pa Kufij.

Në anën tjetër, numri i punëtorëve të vrarë të mediave këtë vit, 46, është më i ulëti që nga koha kur organizata me seli në Paris filloi të publikonte raportet vjetore në vitin 1995. Kjo shifër është rezultat kryesisht i “zbutjes së konflikteve” në Siri, Irak dhe Jemen, shkruan tutje në raport.

Megjithatë, shtetet më të rrezikshme për gazetarët sërish mbesin Meksika dhe Afganistani, ku u shënuan gjashtë, respektivisht shtatë vdekje. Shumica e sulmeve ndaj gazetarëve në Afganistan u kryen nga grupe lokale militante të ndërlidhura me grupin militant Shteti Islamik apo vetë talibanët derisa kryesit e këtyre sulmeve vazhdojnë të jenë “krejtësisht të pandëshkuar”./REL/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia