Reprezentacioni ”A” me fitore mbylli ndeshjet e tetorit

MILEVSKI-KJO ËSHTË MË E MIRA QË KA MAQEDONIA PËR MOMENTIN

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll ka fituar me rezultat 2:0 ndeshjen kontrolluese me Armeninë të zhvilluar dje në Strumicë. Tani kanë mbetur edhe dy ndesahje kualifikuese për “Euro 2024”, kundër Italisë në Romë më 17 Nëntor dhe Anglisë në Shkup më 20 nëntor në Shkup

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Dje në Strumicë, reprezentacioni i Maqedonisë së Veriut shënoi fitore 3-1 kundër Armenisë, në një ndeshje miqësore, ndërsa seleksionuesi Blagoja Milevski  në këtë ndeshje  ,luajti me një  formacion  krejt ndryshe nga ai kundër Ukrainës tri ditë më pare. Seleksionuesi  pas takimit me Armeninë para gazetrëve tha se kjo është më e mira e kombëtares dhe të gjithë lojtarët e merituan vendin e tyre në ekip.

“Këto janë lojtarët, ky është rosteri sipas mendimit tim dhe mendimit të stafit teknik me një apo dy futbollist , kjo është më e mira që ka Maqedonia për momentin. Jo vetëm nga paraqitja dhe rezultati që treguan sot në këtë ndeshje. Po rezultati gjithmon është i rëndësishëm, por në plan të pare kisha ashtu siç e paralajmërova para ndeshejes dhe me at mendim i bëmë gjithë ato ndryshime në formacion, pa marr para sysh se bëhej fjalë për Armeninë si një kundërshtarë kualitativ që luajnë futboll cilësor dhe kishin paraqitje solide në eliminatore. Dhe me një kundërshtarë të tillë me të vërtet doja të shohë cili është potenciali” – tha Bllagoja Millevski.

Reprezentacioni “A” i Maqedonisë së Veriut aktivitet e radhës do ti vazhdon në muajin nëntor me dy ndeshjet kualifikuese për “Euro 2024” kundër Italisë më 17 nëntorë në Romë dhe  Anglisë më 20 nëntor në Shkup. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share