close
Rajoni

REPUBLIKA “SRPSKA” KËRCËNOHET ME SHKËPUTJE NGA B e H

Screenshot_6

Kërkohet largimi i tre gjykatësve ndërkombëtar


Deputetët në Republikën serbe të Bosnjës kanë dhënë një afat prej 60 ditëve, siç kanë thënë, për reforma në Gjykatën Kushtetuese të Bosnjë-Hercegovinës, në të kundërtën janë kërcënuar me shkëputje. Ky veprim i deputetëve të entitetit serb vjen pas refuzimit të Gjykatës ta konfirmojë vendimin paraprak të deputetëve, që toka bujqësore në Republikën serbe të jetë pronë e tyre e jo e Bosnjë-Hercegovinës.

Gjatë seancës së djeshme të jazhtëzakonshme, 72 deputetë kanë votuar “PËR” kurse dy ishin “kundër” pezullimit të punës së të gjithë përfaqësuesve të Republikës serbe në institucionet boshnjake derisa parlamenti federal nuk i ndërpret mandatet e tre gjykatësve ndërkombëtar në Gjykatën Kushtetuese.

Duke iu drejtuar parlamentit në Banja Llukë, përfaqësuesi serb në Kryesinë shumetnike boshnjake në gjuhën angleze u shpreh: “Lamtumirë Bosnjë-Hercegovinë, mirë se erdhe RS-EXIT. Do të shihemi për 60 ditë.”

Dodik ka paralajmëruar referendum për statusin e entitetit serb në Bosnjë, duke shtuar se serbët e Bosnjës kanë të drejtë të vendosin për të ardhmen e tyre.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së në Bosnjë-Hercegovinë Valentin Incko ka deklaruar se beson që nuk do të vijë deri tek referenduimi, por edhe nëse referendumi mbahet nuk do të jetë valide. /Klan Macedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia