close
Bota

RESHJE TË DENDURA DËBORE NË PAKISTAN, VDESIN 21 PERSONA

debora-ne-pakistan

Të paktën 21 persona kanë vdekur pasi reshje të dendura dëbore kanë bllokuar mijëra qytetarë në automjetet e tyre në veri të PakistaniT.

Rreth 1,000 automjete u bllokuan, edhe pse nxituan për t’i shpëtuar reshjeve të dëborës në qytetin Murree.

Sipas BBC mes viktimave është dhe një polic, gruaja e tij dhe gjashtë fëmijët e tyre, si dhe një familje tjetër me pesë anëtarë. Nga ana tjetër autoritetet sqarojnë se kanë shpëtuar rreth 300 persona që ishin bllokuar nga dëbora.

Forcat e ushtrisë po pastrojnë rrugët që të çojnë në qytetin Murree për të pasur sa më të lehtë operacionin e shpëtimit të qytetarëve të bllokuar.

Ndërkohë ministri i Brendshëm, Sheikh Rashid, është shprehur se kjo situatë është shkaktuar nga fluksi i madh i turistëve që ishin në këtë zonë, gjë që solli dhe bllokimin e rrugëve e më pas bllokimin e qytetarëve në makinat e tyre./tvklan.al

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia