close
Top LajmeVendi

RESHJET E SHIUT: SHTABI I EMERGJENCËS, GJITHÇKA NË KONTROLL

Screenshot_6

Banorët e Shipkovicës të shqetësuar pas reshjeve të fundit


Pas apelit për vigjilencë në rast të vërshimeve në Tetovë, nga Shtabi i Emergjencave theksojnë se kanë ndërmarrë masa për çdo intervenim të mundshëm. Ndërkaq, banorët e fshatit Shipkovicë janë të shqetësuar dhe jetojnë çdo ditë me frikë se tragjedia e vitit 2015 do të përsëritet.

Banorët, çdo ditë jetojnë me frikën se tragjedia e 2015 do të përsëritet, pavarësisht se plagët që shkaktuan ato vërshime i kanë akoma hapur. Ato theksojnë se që nga ajo kohë e deri më tani, askush nuk ka ndërmarrë asnjë masë për të evituar tragjedi të mundshme si ajo e para katër viteve.

Pas apelit për kujdes nga vërshimet e mundshme, Shtabi i emergjencave në qytetin e Tetovës është përgatitur dhe ka ndërmarrë masa për intervenime, sqarojnë nga ky shtab. Të njëjtit theksojnë se situata është stabilizuar dhe po punohet që gjithçka të jetë në kontroll.

Nga Shtabi i Emergjencave apelojnë që në raste rreziku qytetarët të telefonojnë në numrin e Njësitit Territorial Kundër Zjarrit 193 dhe në numrin e Qendrës për Menaxhim me Kriza 195.

Rikujtojmë se në gusht të vitit 2015, katër persona, mes tyre edhe fëmijë humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u lënduan në fshatin Shipkovicë si pasojë e vërshimeve që ndodhën atë kohë. /Blerona Jakupi/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia