Rey Manaj i besohet 9, shqiptari sulmuesi kryesor i skuadrës së Watford

Rey Manaj i besohet 9, shqiptari sulmuesi kryesor i skuadrës

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Uatford beson shumë te aftësitë e Rey Manaj. Skuadra e Championship ka zbuluar numrat që futbollistët do të mbajnë në shpinë në sezonin e ri dhe për shqiptarin është akorduar numri 9. Numër që i besohet futbollistit “goleador” të skuadrës, me Manaj që sigurisht e ka potencialin për të udhëhequr repartin e avancuar të ekipit të divizionit të dytë të futbollit anglez.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Uatford nuk pagoi asnjë Euro për të siguruar shërbimet e sulmuesit të ardhur nga Barcelona. Kontrata e Manaj me katalanasit përfundon në verën e vitit 2023, por spanjollët do të marrin një përqindje të shifrës nëse Manaj do të largohet në të ardhmen.

25-vjeçari ka një karrierë të pasur, ku është aktivizuar me skuadra si Cremonese, Inter, Granada, Albacete, Barcelona dhe Spezia. Me ekipin B të Barcelonës, sulmuesi kuqezi shënoi 16 gola.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share