close
EkonomiVendi

RIBALANCI I BUXHETIT: QEVERIA PROPOZIMIN E DORËZON NË KUVEND

qeveria-3

Tevdovski: Komunat do të përfitojnë nga ribalanci


Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e djeshme të jashtëzakonshme e shqyrtoi dhe miratoi Propozimin për ndryshime dhe plotësime të buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2018 me të cilin parashikohen mjete plotësuese për Fondin për Sigurim Pensional dhe Invalidor, Fondin për Sigurim Shëndetësor dhe Agjencinë për Punësim e Komunat.

Me ndryshimet dhe plotësimet që i propozon Qeveria të miratohen nga ana e Kuvendit, është kryer rishikim i anës paraprake të buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2018. Ministri i Financave Dragan Tevdovski theksoi se Qëllimi i ribalancit të buxhetit për vitin 2018 është të bëjë ndryshime në anën e shpenzimeve për të siguruar mbështetje financiare për komunat për riparimin e një pjese të borxheve. Me ribalancin e buxhetit parashihet edhe mbështetje financiare për komunat në vlerë prej 3,9 miliardë denarë, të cilat do të shfrytëzohen për pagesën e borxheve të papaguara.

Dëshiroj të theksoj se për momentin ekziston mundësia që t’iu ndihmohet komunave. Dhe, në qoftë se vjen deri te mospranimi i fillimit të procedurës për ndryshime kushtetuese dhe zgjedhje të parakohëshme parlamentare, një mundësi e tillë do të humbet pasi Ribalanci nuk do të jetë në fuqi, ndërsa në projekt-buxhetin e vitit 2019, e cila është në fazën e përpunimit, nuk ekziston hapësirë fiskale për mbështetjen financiare të komunave.

Mbështetja financiare e Komunave do të jetë e mundshme vetëm nëse do të votohen ndryshimet kushtetuese në parlament, në të kundërtën do të shkohet në zgjedhje dhe në buxhetin e vitit 2019 nuk është planifikuar hapësirë fiskale për mbështetje të komunave për pagesën e borxheve. /Klan Maqedonia/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia