close
Top LajmeVendi

RIBALANCI I BUXHETIT: VIJOJNË PËRPLASJET POZITË – OPOZITË

sdsm-vmro-dpmne-1

PRITEN MJETET PËR KRIZËN ANTI-COVID  


Deputetët e opozitës në seancë në Kuvend në të cilën debatohet për ribalancin e buxhetit, i imponuar nga dëmet e shkaktuara nga kriza koriona, akuzuan se ky është buxheti më i madh në histori, se paratë nuk shpenzohen në mënyrë adekuate, as për stimulim të ekonomisë, as për kontroll të epidemisë. 

ALEKSANDAR NIKOLOVSKI, VMRO-DPMNE 


“Pyetja e parë që e parashtrojnë qytetarët në takimet e përditshme është ku janë paratë. Pyetja e dytë është pse në Maqedoni nuk ndërtohen autostrada, hekurudha, pse në Maqedoni nuk investohet në infrastrukturë. Pyetja e tretë është pse janë ndërprerë projektet që ekzistonin më parë. Gjithçka lidhet me një pyetje – ku janë paratë? Ky ribalanc i dytë i buxhetit gjatë këtij viti është projektuar dhe është në nivelin më të lartë në historinë e Maqedonisë së pavarur, diku rreth 3 miliardë e 191 milionë euro.”


Partia në pushtet LSDM shpreh bindjen se paratë shpenzohen pikërisht për qëllimin e vërtetë, për ndihmë të qytetarëve dhe sipërmarrësve të prekur. 

KOSTADIN KOSTADINOV, LSDM 


“Për punëtorët, për kategoritë e rrezikuara të qytetarëve, por edhe për kompanitë që janë prekur nga kriza korona. 470 milionë euro është vlera e pakos së katërt antikrizë për ndihmë të qytetarëve  dhe për ndihmë të ekonomisë. Prej tyre 70 milionë euro do të jenë të dedikuara për 83.000 vende punë dhe për subvencionim të gjithsejt 250 mijë pagave për muajt tetor, nëntor dhe dhjetor.” 

Qeveria deri më tani ka realizuar tri pako ndihmë e drejtpërdrejtë për qytetarët me të ardhura më të ulëta dhe për gastronomët, hotelierët, punëtorët turistikë dhe për fushat tjera të ekoniomisë që janë në mënyrë të drejtpërdrejtë të prekura nga ngecja ekonomike për shkak të krizës korona. Sapo të votohet ribalanci i buxhetit në Kuvend pritet të fillojë të bëhet pagesa e ndihmave nga pakoja e katërt, e cila si ato të mëparshmet përmban kartela pagesore, vauçerë dhe masa të tjera. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia