close
Showbiz

RIJANA: U KËRKOJ FALJE MUSLIMANËVE, ISHTE PA QËLLIM

1BA984A4-B186-41E2-98C6-B71C86865033

Këngëtarja Rijana u ka kërkuar falje fansave të saj muslimanë, për shkak se në internet-shoun e saj ishte përdorur një këngë ofenduese. Bëhet fjalë për këngën “Doom” të producentit londinez Kuku Kloi. Kënga gjendet në saundtrakun zyrtar të shout, por mes tjerash, ajo përmban edhe vargje fetare islame, më saktësisht “remix” të haditheve të Profetit Muhamed për Ditën e Gjykimit.

Këtë, shumë muslimanë, ndjekës të këngëtares, e kishin vlerësuar si ofenduese.

“Dua të falënderoj muslimanët që më treguan për lëshimin e paqëllimshëm që ndodhi, dhe ishte ofenduese, në shoun tonë. Dua të kërkoj falje për këtë lëshim të paqëllimshëm. Ne kuptojmë se kemi lënduar shumë nga vëllezërit dhe motrat tuaja muslimane, dhe kjo më ka goditur shumë! Ju falënderoj për përkrahjen, për falje dhe mirëkuptimin”– ka shkruar Rijana në Instagram.

Ndryshe, videoja e këngës sihte tërhequr nga platforma./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia