close
Bota

RIKANDIDIMI I BIDEN, SYNON MANDAT TË DYTË

211215-joe-biden-ac-713p

Ndonëse nuk ka mbushur as një vit në mandatin e tij të parë, kreu i Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden thotë se ai mund të kandidojë sërish në garën për president.

Biden deklaroi se do të rikandidonte, por kjo do të varej nga gjendja e tij shëndetësore dhe nga një rikthim i mundshëm nga rivali i tij  Donald Trump.

Por të shohim çfarë do të thotë fati, i cili ka ndërhyrë disa herë në jetën time. Nëse jam mirë me shëndet, siç jam tani, do të kandidoj”.- u shpreh ai .

Në një intervistë për kanalin ABC, pyetjes nëse dëshiron apo jo të garojë sërish me ish-presidentin Donald Trump, Biden u përgjigj: “Përse të mos garoj kundër Trumpit nëse do të jetë kandidat. Kjo e rrit pritshmërinë e garës”.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, arriti të shuante thashethemet teksa  konfirmoi në fund të Nëntorit se Biden do të kandidojë në vitin 2024.

Ky është qëllimi i tij,” u tha ajo gazetarëve në atë kohë.

79-vjeçari  është presidenti më i vjetër që është zgjedhur ndonjëherë në historinë e SHBA-së.

Klan News

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia